TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një kompani japoneze u ofron jo-duhanpirësve një shpërblim dhe u kompenson kohën që marrin duhanpirësit, gjatë kohës kur ata pinë cigare.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Piala Inc, një firmë marketingu me bazë në Tokio, e cila u ka ofruar stafit të saj jo-duhanpirës një shtesë gjashtë ditë pushimesh në vit, për të kompensuar kohën që duhanpirësit marrin kur pinë cigare.
Siç thuhet më tej, skema u prezantua në shtator pasi punonjësit jo-duhanpirës u ankuan se ata punonin më shumë se kolegët e tyre duhanpirës.
“Një prej punonjësve tanë jo-duhanpirës dërgoi një mesazh në kutinë e sugjerimit të kompanisë duke thënë se pushimet e pirjes së duhanit po shkaktonin probleme”, tha Hirotaka Matsushima, një zëdhënës i kompanisë për “The Telegraph”.
Është raportuar se kompania është e vendosur në katin e 29-të të një ndërtese zyre dhe kushdo që dëshiron një cigare do të duhet të shkojë në nivelin e bodrumit – duke shkaktuar çdo pushim cigareje të zgjasë për rreth 15 minuta.
“Unë shpresoj që të inkurajoj punonjësit që të lënë duhanin nëpërmjet stimujve sesa dënimeve apo detyrimeve”, citohet të ketë thënë Takao Asuka, Drejtor Ekzekutiv i Piala Inc.