BOTA, 1 Nëntor 2017, 10:15

Shkuan në New York për të festuar diplomimin, por... gjetën vdekjen

Shkuan në New York për të festuar diplomimin, por... gjetën

Sulmi terrorist në Nju Jork u ka marrë jetën  5 miqve nga Argjentina. Tetë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën  nga sulmi i një kamioni  i cili goditi njerëzit që po kalonin në një rrugë të Manhatanit.

Kush ishin viktimat?

Kanë  mbetur të vdekur pesë miq argjentinas , përgjigje kjo  që u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e vendit. Ata ishin pjesë e një grupi prej 10 miqsh, dhe kishin ardhur në Nju Jork për të festuar 30-vjetorin e diplomimit të tyre.

Ministria e Jashtme e Argjentinës deklaroi se ata ishin rreth  49 vjeç dhe i indetifikoi si Diego Enrique Angelini, Alejandro Damian Pagnucco, Ariel Erlij dhe Hernan Ferruch.

Tri ditë zieje janë shpallur  në qytetin e tyre të lindjes , ndërkohë që Presidenti Mauricio Macri shprehu "ngushëllimet e tij të thella" për familjet e viktimave në Twitter.

Një shtetas belg mbeti gjithashtu i vrarë , tha ministri i jashtëm i Belgjikës.

Ndërkohë dy viktima të tjera nuk janë identifikuar ende.

Përgjegjësi  i sulmit të kryer  është një 29-vjeçar, i cili raportohet  të  jetë një emigrant uzbek që u qëllua dhe u plagos nga policia ndërsa po largohej nga automjeti.

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare që të "rrisë" masat e verifikimit të emigrantëve, pas sulmit.

TPZ.AL