SPORT, 19 Nëntor 2020, 16:29

Champions League për femra/ Mbyllet aventura europiane e Vllaznisë, Minsk bën ligjin në Shkodër

Champions League për femra/ Mbyllet aventura europiane e Vllaznisë,

Vllaznia është eliminuar në turin e dytë eliminator të Champions League për femra. Skuadra shkodrane është dorëzuar në “Loro Boriçi” ndaj bjelloruseve të Minsk, edhe pse këta të fundit luajtën nga minuta e 57 me një lojtare më pak.

Për vajzat mike mjaftuan një gol për çdo pjesë. Në minutën e 33-të Sas kaloi në avantazh bjelloruset. Minsk tregoi ndjeshëm më shumë cilësi se Vllaznia deri në momenti e kartonit të kuq.

Më pas Vllaznia u rikthye në lojë, por pa arritur të shënojë, duke humbur disa mundësi me Doçin. Avancimi i të gjitha vajzave tona në sulm solli edhe golin e dytë të Minsk në minutën e 84-t me Kharlanova, duke mbyllur ndeshjen dhe vulosur eliminimin e Vllaznisë.