TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sokol Cikalleshi tashmë është në kulmin e karrierës dhe po performon mjaft mirë në Kombëtare e madje edhe duke realizuar gola. E tregoi edhe në dy ndeshjet e fundit me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, dy fitore që ndikuan që skuadra jonë të realizonte synimin për të qenë në krye të grupit.
Në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes në mikrofonin e “RTSH Sport”, Sokol Cikalleshi autori i dy golave në sfidën e sotme ka pohuar: “Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim. Më vjen mirë që ja dolëm dhe ne fituam. Po punoj fort që të mbaj këtë ritëm. Ja dolëm dhe jam i lumtur. Tashmë duhet që të bëjmë dyfishin e punës dhe përqendrimit për të realizuar synimet tona”.
“Më vjen keq që kam humbur tri ndeshjet më parë, në shtator dhe tetor. Ky grup ka qenë me ekipe që kanë qenë poshtë nivelit tonë për hir të së vërtetës dhe vetëm Bjellorusia ka qenë një ekip për t’u vlerësuar maksimalisht.”
I pyetur se a synon që të thyejë rekordin e Erjon Bogdanit me 18 gola, Sokol Cikalleshi ka pohuar: “Jam akoma larg për të arritur 18 golat e Bogdanit. Është një target i vështirë, por ndoshta objektiv për të ardhmen. Respekt maksimal, sepse është një nga sulmuesit më të mirë të Kombëtares sonë. Duke qenë se kemi pasur ekipe nën nivelin tonë, si Kazakistani e Lituania do të kisha më shumë mundësi që të shënoja. Nuk kam asnjë zili, dua që të jap më të mirën. Jam tip që kërkoj shumë nga vetja dhe për këtë mundohem. Ai që do të thyejë rekordin e Bogdanit ndoshta do të jetë shumë i lumtur sepse po mundohet që të thyejë rekordin e më të merit”.
Në fund, kavajasi i Kombëtares sonë, Sokol Cikalleshi ka folir edhe për synimet që ka: “Futbolli ka ulje-ngrotje, jam në një moment të mirë, duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kjo është detyra ime që të jap më të mirën e të shënojë gola sa herë që luaj”, – tha Sokol Cikalleshi pas sfidës së sotme.