TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çfarë do të ndodhë nëse alienët, ose ndryshe krijesa jashtëtokësore, do të mbërrijnë në planetin tonë? Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë një protokoll konkret lidhur me këtë çështje dhe gjithashtu forca për t'u angazhuar në një skenar të tillë. Por, ndryshe nga SHBA, një tjetër shtet i fuqishëm, nuk ka një protokoll apo plan të përcaktuar nëse alienët do të kenë kontakt me tokën.
Gjermania nuk ka njё plan nё rast kontakti me alienёt.
Gjermania nuk ka protokoll nё rast kontakti me jetё nga hapёsira. Kёrkimet kanё treguar se nёsё alienёt vijnё nё tokё, njerёzit do tё ishin tё lumtur t’i takonin.
Qeveria gjermane nuk ka as plan as protokoll pёr tё ndjekur nё rast kontakti me alienё, sipas tё pёrditshmes gjermane Bild.
Qeveria e konsideron kёtё “ tё pamundur sipas kёrkimeve shkencore tё fundit.” Kёshtu u shpreh Ministria e Ekonomisё.
Amerika e ka njё plan
Ndёrkohё qё Gjermania mund tё mos ketё njё plan pёr vizitorёt alienё por SHBA ёshtё mё e pёrgatitur. Edhe para hapjes sё “Forcёs Hapsinore”, qё Presidenti Trump lajmёroi se ka plane pёr tё formuar njё degё tё ushtrisё, ekzistonte SAS 527 qё ishte pjesё e Forcave Ajrore Amerikane. Ata kanё pёr qёllim trajnimin e forcave ushtarake pёr luftime me ‘kundёrshtarё hapsinorё”.
Kjo skuadёr shpesh stёrvitet duke simuluar kushte nё hapёsirё dhe sulme aliene.
Nga viti 2007-2012, SHBA gjithashtu ngriti njё task forcё pёr tё hetuar UFO dhe raportime mjetesh fluturuese me njё buxhet vjetor prej 22 milionё dollarёsh.
Si do tё reagonin njerёzit?
Nёse njerёzit do tё viheshin ndonjёherё nё kontakt me alienёt, sondazhet kanё treguar se do tё ishim tё lumtur.
Pasi u analizuan shumё reagime mbi mundёsinё e jetёs jashtёtokёsore, reagimet e njerёzve ishin me shumicё pozitive.
Studimi tregoi se rreth 50% e Amerikanёve dhe Europianёve mendojnё se alienёt e kanё vizituar tashmё tokёn.
Burimi: Deutsche Welle
/TPZ.AL/