AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 08:52

Zbulohet emri i biznesmenit që iu dogj makina në Vlorë, nuk ishte i panjohur për policinë

Zbulohet emri i biznesmenit që iu dogj makina në Vlorë, nuk ishte

Një makinë tip “Benz” është gjetur i shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia e Vlorës bën më dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate në vendin e quajtur si Xhamia.

Sipas saj, automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, i cili nuk është emër i panjohur për policinë. Ky person ka qenë i arrestuar pas një sherri me thika për çështje parkingu, ku së bashku me një tjetër lanë tre persona të plagosur.

Informacion paraprak

Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit E.A.

Mjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

Çfare ndodhi në parking dhe arrestimi i Alikajt 

Më datë 15.12.2016, në lagjen “29 Nëntori” pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës “thikë”, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar fizikisht edhe një nga personat e arrestuar, shtetasi Eduard Alikaj, i cili u shrua ne spital.

Burimet thane se shkak i sherrit dhe konfliktit fizik eshte bere bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Ndaj mes 44 vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë “TIS Park shpk”.

Alikaj kishte parkuar mjetin e tip ML me targa  AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.