AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 08:29

Digjet makina e biznesmenit në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet makina e biznesmenit në Vlorë, dyshohet për

Një tjetër zjarrvënie ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin qëllimisht makinës së biznesmenit Eduard Alikajt, Benz me targa AA 777 KP.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, pas mesnate. Makina ishte parkuar afër shtëpisë.

Nga kamerat e sigurisë është parë një person me maskë që lëvizte me biçikletë.