AKTUALITET, 29 Maj 2019, 21:16

Bashkia e Tiranës prish “kaçakshe” shtëpitë tek Selvia në Tiranë, reagon Tabaku!

Bashkia e Tiranës prish “kaçakshe” shtëpitë

Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish deputetja Jorida Tabaku përmes një postimi ka reaguar për prishjen e disa shtëpive, tek zona e Selvisë, në Tiranë.

“Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim.

Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur.

Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie”, shkruan Tabaku .