TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, zbuloi një prapaskenë të bujshme merkatoje. Bëhet fjalë për gardianin Etrit Berisha.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, Reja zbuloi se Berisha ishte pranë akordit me Juventusin dhe Milanin në merkaton e verës, për t’u transferuar si portier i dytë, por gjithçka dështoi për shkak të pandemisë.
“SPAL ka bërë një goditje të madhe duke mbajtur Berishën. E meriton ende të luajë në Serinë A, ndërsa kishte negociata shumë konkrete me Juventusin dhe Milanin për të qenë portier i dytë, kurse në mbyllje të merkatos ishte në negociata edhe me Specian. Por më pas, në një situatë kaq të bllokuar, nuk u konkretizua asgjë”, shpreh Reja për “Il Resto del Pug”.