TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erling Haaland është një “bishë” e pamëshirshme e Borussias së Dortmundit. Talenti norvegjez realizoi katër herë në fitoren me përmbysje 2-5 të verdhezinjve në fushën e Herthas së Berlinit. Dhe ç’është me pabesueshmja të gjithë golat skuadra e Lucien Favre i shënoi në pjesën e dytë.
Dortmundi shkoi në pushimin mes pjesë në disavantazh 1-0, pasi në minutën e 35-të për vendasit shënoi Cunha. Sapo nisi fraksionin i dytë, u shfaq në versionin “terminator” 20-vjeçari nordik, që realizoi dy gola të shpejtë në minutat 47’ dhe 49’, ndërsa të tretin në të 62-tën. Guerreiro i dha goditjen e radhës Herthas në minutën e 70-të, ndërsa Cunha shënoi të dytin personal, këtë radhë me 11-metërsh, për rezultatin 4-2. Haaland ende nuk kishte mbaruar punë, teksa në të 79-tën shënoi golin e fundit të takimit, atë të rezultatit 2-5.
Ndërkohë sfida mes Eintrachtit të Frankfurtit dhe Leipzigut u mbyll 1-1. Për vendësit shënoi në pjesën e parë Barkok, ndërsa golin e miqve e realizoi Poulsen.