TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë fitore radhazi, shtatë në total, një humbje dhe dy barazime. Këto janë statistikat e Real Sociedadit, që po mahnit në La Liga dhe jo më kot është në krye të klasifikimit me 23 pikë, tri më shumë se Atletico e Madridit (ka zhvilluar dy ndeshje më pak).
Suksesin e fundit ekipi nga San Sebastiani e mori në fushën e Cadizit, ku u mjaftoi goli i Isak, pas asistit të Adnan Januzajt.
Tri pikë të rëndësishme mori edhe Valladolidi në fushën e Granadas, ku triumfoi 1-3, ndërsa takimi mes Eibarit dhe Getafes përfundoi me rrjeta të paprekura.