TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atletiko e Madridit ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.
Një gabim i portierit Ter Shtegen në minutën e 48’ të pjesës së parë, i ka kushtuar me humbje skuadrës katalanase. Portieri gjerman bëri një dalje “alla Nojer” në mesfushë, teksa nga kjo përfitoi Karrasko, i cili pasi e kaloi portierin ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Këtë avantazh të arritur skuadra e Simeones e mbrojtësi gjatë gjithë pjesës së dytë, ku Barcelona kishte shumë raste por pa sukses. Një fitore kjo që e dërgon Atletikon në kuotën e 20 pikëve, po aq sa Sociedadi i vendit të parë, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e 10 me 11 pikë. Kjo është fitorja e 6-të radhazi në kampionat për skuadrën e Simeones.