TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtorja e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cook, deklaroi pasditen e sotme, se komiteti i sigurisë i agjencisë kishte vendosur “se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive dhe se përfitimet tejkalojnë rreziqet e mundshme”.
Ajo shtoi se: “Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të përgjithshme të rrezikut të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut”.
Më tej Cook tha se do vazhdojnë të kryhen studime të tjera vëzhguese për të hetuar rastet, ndërsa u kërkon qytetarëve, të cilët marrin vaksinën dhe kanë efekte anësore, që t’i raportojnë ato.
AstraZeneca disa ditë më parë njoftoi se 17 milion njerëz kishin marrë deri tani dozën e AstraZeneca dhe se incidentet e mpiksjes së gjakut ishin “shumë më të ulëta sesa pritej të ndodhnin natyrshëm në një të gjithë popullsinë”.