AKTUALITET, 18 Mars 2021, 15:37

“Janë plehrat që ndërsen Edi Rama!”/ Luçiano Boçi flet pas konfliktit me Gjergj Lucën: Po dilja nga një takim, tentoi goditjen dhe më kërcënoi me jetë

“Janë plehrat që ndërsen Edi Rama!”/ Luçiano

Luçiano Boçi, kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin u përplas sot fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca.

Gjithçka ndodhi në një lokal në Labinot, ku Luca pasi e kishte ofenduar është afruar për ta goditur si dhe e ka kërcënuar me jetë.

Boçi ka dhënë gjithashtu një deklaratë të zgjeruar për mediat ku janë të dukshme shenjat në fytyrë pas përplasjes fizike me biznesmenin.

Një agresion, nuk është as zoti dhe s’mund ti them as oligark se janë plehra të Ramës që ai i ndërsen.

Ky agreson është për motive politike. Dilja nga një takim për të biseduar.

Në dalje ky vjen dhe agreson dhe më pas agresohet dhe tenton goditje, pastaj agravon situatën deri në kërcënim për jetën”, thotë Boçi.

 

Deklarata e plotë e ish-deputetit:

“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike.

Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat. Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë.

Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar. Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë, Ishte i shoqëruar me dy tre badigard. Ky zotëri që as zotëri nuk mund ta çuajë, vjen godet dhe më pas e agravon situatën saqë kërcënon dhe me jetë.”