AKTUALITET, 18 Mars 2021, 15:58

Përplasja në Labinot me kandidatin e PD, reagon biznesmeni Gjergj Luca: Luçiano Boçi më shau dhe më provokoi

Përplasja në Labinot me kandidatin e PD, reagon biznesmeni Gjergj


Pas përplasjes fizike që u regjistrua sot në një lokal në Labinot të Elbasanit, ku protagonist të sherrit janë bërë kandidati për deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca, ka reaguar ky i fundit.

Biznesmeni Luca nuk i ka kursyer akuzat për Boçin, ndërsa e ka cilësuar atë një politikan rrugaç.

Sipas Lucës, ka qenë Boçi ai që ka provokuar sherrin.

“Çfarë me të thënë unë. Politikan që sillet si rrugaç unë nuk jam mësuar me njoft.  Rasti i parë që u ndesha me një politikan rrugaç. Çfarë doni me ditur. Unë t’u u fut me pi kafe. Ky ishte vet i tretë a vet i dytë nuk e di. Filloi duke fy, iu ktheva i thashë ça ke o zotëri, më le në punën time. Ke tentuar disa herë me më fyer, unë nuk kam folur, pse po më ngacmon. Edhe filloi, duke fy, duke gjujt. Donte me çdo kusht një incident. Më vjen zor se nuk jam mësuar me dalë nëpër kamera. Ti je ajo gazetarja që ke ardhur e ke ndjekur gjithë problemet. E mbani mend atë shkollën kur u ulën njerëzit mes rrugës me motivin se unë kam marrë shkollën për ta bërë dyqan peshku. Tentativa e dytë e Luçianos si rrugaç ishte kur nxori ata komshinjtë e mi.”, tha Luca.

Si kandidati për deputet dhe biznesmeni kanë bërë denoncimet e tyre në Prokurori për ngjarjen.

Pas incidentit të ndodhur në një lokal në Labinot të Elbasanit, mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.

Ish-deputeti e ka quajtur konfliktin si një agresion me motive politike, duke shtuar se të majtët janë në panik dhe të frikësuar nga humbja.

Deklarata e plotë e ish-deputetit:

“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike.

Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat. Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë.

Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar. Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë, Ishte i shoqëruar me dy tre badigard. Ky zotëri që as zotëri nuk mund ta çuajë, vjen godet dhe më pas e agravon situatën saqë kërcënon dhe me jetë.”