AKTUALITET, 6 Maj 2019, 20:22

Casillas del nga spitali: Jam me fat që jam këtu, por nuk kam plane për të ardhmen

Casillas del nga spitali: Jam me fat që jam këtu, por nuk kam plane


Legjenda e Real Madridit, 37 vjeç, Casillas kaloi një atak kardiak teksa ishte duke u stërvitur me Porto një javë më parë. Ditën e sotme ylli i futbollit doli nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjëja më e rëndësishme është të jesh këtu. Pak ditë më parë kam kaluar një situatë të vështirë, diçka që mund të ndodhë në çdo moment të jetës, por për fat të mirë jam mirë. Jam mirënjohës dhe ndjej se jam shumë me fat. Ju faleminderit të gjithëve që u interesuan, sepse ndihesha shumë i vlerësuar. Vetëm me këtë buzëqeshje mund të dal nga kjo situatë,”– u shpreh Casillas para gazetarëve.

“Nuk e di se si do të jetë e ardhmja, por gjëja më e rëndësishme është të jem këtu, të jem në gjendje të flas dhe të transmetoj tek të gjithë ju se si jam dhe si ndihem”.

Casillas numëron 725 ndeshje për Realin gjatë një karriere 16-vjeçare në Bernabeu, duke dhënë kontributin e tij për të fituar tre Ligat e Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës së Spanjës, pasi ata fituan dy kampionate evropiane të njëpasnjëshme, në 2008 dhe 2012 dhe Kampionatin Botëror në 2010.

Pasi u bashkua me Porto në 2015, ai fitoi titullin portugez sezonin e kaluar dhe mban rekordin për paraqitjet më të Ligës së Kampionëve me 177.