TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes Ajaksit dhe sipërmarrjes për të arritur në finalen e Champions League qëndron Muaji i Shenjtë i Ramazanit. Ajaksi arriti të fitojë ne ndeshjen e parë gjysëmfinale në shtëpinë e Totenham, por tashmë dy lojtarë të skuadrës nuk mund të jenë në 100% të aktivitetit fizik për shkak të agjerimit. Ziyech che Mazraoiu, dy lojtarë shumë të rëndësishëm të trajnerit Ten Hag kanë vendosur të respektojnë agjerimin në muajin e Ramazanit nga mëngjesi në darkë, kohë gjatë së cilës ata nuk mund të konsumojnë as ushqim e as ujë.
Bashkë me argjerimin që prej ditës së sotme e ka nisur edhe ylli i Liverpulit Mane. Po ashtu edhe shumë lojtarë të Serisë A në Itali kanë nisur agjerimin. Që prej datës 5 ja ka nisur muaji që sipas besimit musliman praktikohet agjerimi që është edhe nga 5 shtyllat kryesore të Islamit, ngjarje e cila shënon edhe deklarimin e parë të Kuranit nga profeti Muhamed. Nga mëngjesi në darkë janë rreth 16 orë ku besimtarë nuk konsumojnë as ujë dhe as ushqim, fakt i cili ndikon normalisht edhe tek ata që merren me aktivitet fizik dhe që në këtë rast nuk bëjë përjashtim as futbollistët.
Në ndeshjen e kthimit me në Amsterdam, Ajaksi nuk mund ti përdorë dy lojtarët e vet me origjinë marokene Ziyech dhe Mazraoiu pas agjerimi i tyre përfundon vetëm 20 minuta para ndeshjes. Nga ana tjetër një problem në ndeshjen e kthimit të gjysëfinales së Champions League do të jetë edhe për Liverpulin që nuk mund të ketë në skuadër jo pak por aktorët kryesor të sulmint Momo Salah dhe Mane. Egjiptiani është mulsiman praktikant dhe po ashtu edhe në finalen e vitit të kaluar ai vendosi që të mos e ndalonte agjerimin, por për ta ndaluar atë mendoi Serxhi Ramos i cili e përplasi për tokë duke e nxjerrë nga finalja e Champions-it dhe madje edhe nga finalet e Botërorit.
Por edhe në Itali rastet e lojtarëve muslimanë që agjerojnë nuk mungojnë. Juventusi do të lejojë zgjedhjen e lojtarëve të vet si Pjanic, Emre Can dhe Khedira të respektojnë besimin e tyre. Tek Milan Calhanoglu dhe Bakayoko kanë kryer madje edhe pelegrinazhin në Mekë dhe po ashtu në agjerim që prej ditës së sotme janë edhe Asamoah i Inter, Ghoulam i Napolit si dhe El Shaarawy, Dzeko e Cengiz Under të Romës. Karim Bezema i Real Madrid dhe Mesut Ozil i Arsenal gjithashtu e kanë mbyllur sezonin dhe tashmë mund të agjerojnë të qetë.
A e dinit që edhe Pol Pogba është musliman dhe agjeron?
Nisur nga emri “Paul” shumë kanë besuar se ylli i Manchester Utd, Paul Labile Pogba ishte i krishterë, por nuk është kështu. Pogba është një musliman dhe i devotshëm madje i kulturuar në këtë drejtim nga e ëma e tij Yeo Moriba. Në 2014, Pogba bashkë me vëllezërit e tij binjakë shkuan për peligrinazh në Mekë, ndërsa raportohet se edhe ai ashtu si lojtarët që përmendëm më sipër ka nisur sot agjerimin për muajin e shenjtë të Ramazanit.