AKTUALITET, 6 Maj 2019, 17:58

Del para Gjykatës banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali/ Kapoja dënohet me 3.6 vite burg

Del para Gjykatës banda e ‘skifterëve’ shqiptarë

Një bandë shqiptarësh e përbërë nga pesë persona ka dalë para Gjykatës për të përballur me akuzat për 9 vjedhje të kryera në pranverën e vitit 2018.

Banda e shqiptarëve ishte e “specializuar” në fushën e vjedhjes së banesave, apartamenteve dhe makinave, duke kryer gjithsej nëntë të tilla për një periudhë të shkurtër kohe.

I dyshuari si “kapo” i bandës Flori Sejdini 27 vjeç banues në Montecatini u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg.

Ndërsa si bashkëpunëtorë të tij akuzohen katër të rinj të tjerë. Ata janë: Renato Cenaj, 21 vjeç, banues në Lucca; Robert Gjoka, 29 vjeç, me banim në Pistoia dhe dy të arratisurit, të dy 22 vjeç, Aurel Nuzi dhe Emiljano Kulla. Sipas hetuesve Gjoka, Nuzi dhe Kulla akuzohen për vjedhje të kryer në një shtëpi në Segromigno në zonën e Pianos në mars 2018.

Gjithashtu ata akuzohen edhe për vjedhjen e një automjeti tip “Toyota Land Cruiser”, të vjedhur nga oborri i një shtëpie duke përdorur telekomandën e vendosur në kabinën e automjetit. Dy shqiptarët u larguan nga shtëpia ku grabitën të pashqetësuar.