TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Z.Thomas Greminger, të cilin e falënderoi për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, për përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE-së në vitin 2020. Gjithashtu në takim kreu i shtetit, Ilir Meta e informoi zyrtarin e OSBE për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi. Ndër të tjera Kreu i Shtetit i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize.In meeting w/ #Albania President @ilirmetazyrtar we agreed that stability and national unity are key for progress & successful #AlbanianOSCE2020 Chair.
— Thomas Greminger (@gremingerosce) July 25, 2019