AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 22:53

Bushati: Këta futën Shullazin në garën për rektorin, ju flisni për vetting pedagogësh

Bushati: Këta futën Shullazin në garën për rektorin, ju

Analisti Andi Bushati tha për "Të Paekspozuarit” se vettingu i pedagogëve është thjeshtë një manovër e Edi Ramës ashtu si rasti kur thoshte se fajin e kanë drejtorët e hipotekave.

Më tej Bushati shpjegoi se ‘Reforma e Arsimit’ është në kolaps, ndërsa kryeministri Rama akuzon pedagogët dhe dekanët për të shmangur përgjegjësinë nga vetja.

“Këta futën Shullazin në garën për rektorin t’i më flet për vettingun e pedagogëve”, tha Bushati në debat me ish-zëvendësministrin e arsimit, Taulant Muka.

Në përgjigje të Bushatit, Muka tha se ka problematikë të fortë tek pedagogët sepse një pjesë e madhe e tyre nuk kanë titujt e nevojshëm për të dhënë mësim nëpër auditorët e universiteteve./TPZ.AL