AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 19:37

Zjarri në plazhin e Gjeneralit, shikoni ndërhyrjen e helikopterit për të shuar flakët

Zjarri në plazhin e Gjeneralit, shikoni ndërhyrjen e helikopterit

Jo vetëm zjarrfikësit por edhe helikopteri ndërhynë ditën e sotme në plazhin e Gjeneralit për të shuar flakët.

Nga ajri u erdhi në ndihmë helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.

Flakët e zjarrit po përhapeshin me shpejtësi, të ndikuara edhe nga era e fortë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa zjarri u vendos nën kontroll.