AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 19:09

Burri plagos me thikë në këmbë të riun, policia jep detajet

Burri plagos me thikë në këmbë të riun, policia jep


Policia e Korçës është vënë në ndjekje të një 46-vjeçari, i cili dyshohet se është autori i plagosjes me thikë në këmbë të një 28-vjeçari.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë pas një konflikti të çastit dyshohet se ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke punuar për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.