AKTUALITET, 23 Gusht 2019, 21:30

Situatë dramatike në malin e Shëngjinit, rindizet zjarri, flakët pushtojnë vendin

Situatë dramatike në malin e Shëngjinit, rindizet zjarri,

Është aktivizuar sërish zjarri në Shëngjin. Zjarri në këtë zonë ishte gjatë gjithë ditës në flakë.

I gjithë Shëngjini është rrethuar nga flakët. Terreni malor e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve që kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë bëhet me dije se në malin e Shëngjinit ka mbërritur edhe ushtria.

Në ndihmë për të shuar flakët e zjarrit kanë ardhur edhe zjarrfikëset nga Tirana, Shkodra dhe Mirdita.