AKTUALITET, 23 Gusht 2019, 22:04

Emigrantët, tri orë të bllokuar në Kakavijë, shkak pala greke

Emigrantët, tri orë të bllokuar në Kakavijë, shkak pala

Pas përfundimit të pushimeve, emigrantët shqiptarë janë kthyer në vendet e punës në Greqi.

Por mbrëmjen e sotme (23 gusht) në pikën kufitare të Kakavijës qindra automjete janë në radhë për të kaluar kufirin.

Ata kanë qëndruar mbi 3 orë të bllokuar në kufi dhe shkak është bërë pala greke, e cila punon vetëm me dy sportele, ndërsa pala shqiptare me pesë sportele.