TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bajerni i Mynihut ia ka dalë të marrë një fitore të thellë me rezultatin 0-4 në transfertë ndaj Dyseldorfit. Rekordmenët bavarezë edhe pse nuk kanë pasur ndihmën e të përhershmit Levandovski, i cili ka shënuar në çdo ndeshje të këtij sezoni, sërish kjo nuk ka ndikuar në ecurinë e skuadrës. Bajerni zhbllokoi rezultatin në minutën e 11 falë Benxhamin Pavard, ndërsa në pjesën e parë pati vend edhe për golat e Toliso dhe Gnjabri.
Ndërkohë, në fraksionin e dytë të lojës pati kohë edhe për një gol të Kutinjos. Rezultati nuk ndryshoi deri në momentin e fundit, ndërsa bavarezët renditen në vendin e dytë të klasifikimit me 24 pikë, një pikë më pak se kryesuesit e Gldabah.
Pikërisht, Gladbah u mposht në transfertë nga Unioni i Berlinit në transfertë me rezultatin 2-0. Disfatë pësoi edhe Verder Bremen i Milot Rashicës. Verder u mposht në shtëpi nga Shalke me rezultatin 1-2, teksa sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte në lojë për 90 minuta.
Rezultatet:
Bajer Leverkuesen- Frajburg 1-1
Dyseldorf- Bajern Mynih 0-4
Eintraht Frankfurt- Volfsburg 2-0
Verder Bremen- Shalke 1-2
Union Berlin- Borusia Mynçengladbah 2-0