AKTUALITET, 23 Nëntor 2019, 16:53

Shpërthen gomisteria në Durrës, plagoset rëndë mekaniku

Shpërthen gomisteria në Durrës, plagoset rëndë mekaniku

Një punonjës ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit në një gomisteri në Durrës.

Fillimisht ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit me makinë private, ku ka marrë mjekimin e parë, por për shkak të plagëve të rënda pritet të niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit nga një bombol në gomisteri.