TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Leganesit. Katalanasit e panë veten në disavantazh prej minutës së 12-të teksa En Nesri ndëshkoi blaugranët. Edhe pse provuan gjatë gjithë pjesës së parë, Barcelona nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës.
Megjithatë në fraksionin e dytë, presioni i katalanasve u shtua ndjeshëm dhe u shpërblye në minutën e 53 teksa Luis Suarez shënoi pas një asisti të Mesit. Megjithatë, lëvizja fituese do të vinte nga trajneri Ernesto Valverde, teksa aktivizoi në lojë mesfushorin Arturo Vidal në vend të Grizman, i cili nuk është përshtatur me mekanizmat e skuadrës.
Kiliani ia shpërbleu teksa në minutën e 79-të realizoi golin e përmbysjes. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi ndërsa katalanasit mbeten në vendin e parë të klasifikimit, tri pikë para Realit, por më një ndeshje më shumë.