AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 17:35

Preket nga koronavirusi fëmija tre muajsh në Sarandë. Pak ditë më parë rezultoi e infektuar e ëma

Preket nga koronavirusi fëmija tre muajsh në Sarandë. Pak


Rasti i ri me koronavirus, i regjistruar në Sarandë në 24 orët e fundit, i përket një fëmijë tre muajsh.

Mësohet se të premten e kaluar rezultoi pozitive e ëma e foshnjës, një 25-vjeçare, ndërsa mbrëmë ka rezultuar e sëmurë edhe fëmija i saj.

Nënë e bijë janë nisur drejtë Spitalit Infektiv në Tiranë, ku do të marrin kujdesin e duhur mjekësor.

Po ashtu, drejtë Infektivit në Tiranë është nisur edhe efektivi i policisë që rezultoi pozitivë me COVID-19 një ditë më parë.

117 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit në vend, ndërsa gjashtë persona ndërruan jetë./ Panorama