AKTUALITET, 5 Mars 2020, 21:28

Aksident i rëndë: Shoferi i “Benzit” godet këmbësorin, ndërron jetë 40-vjeçari në Kuçovë

Aksident i rëndë: Shoferi i “Benzit” godet

Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmjes e së enjtes në aksin rrugor Ura Vajgurore–Kuçovë.

Si pasojë e përplasjes nga një mjeti tip Benz, raportohet të ketë ndërruar jetë një 40-vjeçar.

Viktima raportohet të jetë Altin Domi, banues ne fshatin Tapi, Kuçovë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.