AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 16:08

E rëndë në Shkodër, shkoi për t’u larë me familjen, mbytet në lumin Buna 7-vjeçarja

E rëndë në Shkodër, shkoi për t’u larë me


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Shkodër ku ka humbur jetën një 7 vjeçare.

Burime  bëjnë me dije se e mitura me iniciale Z.L. është mbytur në lumin Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit.

Ndërkohë mësohet se 7 vjeçarja ka qenë duke u larë me familjarët e saj kur ka humbur jetën në lumin Buna.