TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar kryebashkiakun Veliaj, për shkak të vendosjes së disa simboleve të komunitetit LGBTI në fasadën e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të aktiviteteve të këtij komuniteti.
Noka duke dashur të sulmojë Veliajn, ka përdorur një deklaratë homofobe dhe diskriminuese, ku kërkon që simbole të tilla të mos vendosen në institucionet shqiptare edhe pse ky është një aktivitet normal, që ndodh në shumë vende të Bashkimit Europian, apo vende fqinj si Kosova.
Deklarata e ish deputetit dhe funksionarit të Partisë Demokratike:
"Qe je b*th..q kjo eshte puna jote..Qe gjjthe karrieren tende e ke bere bazuar te vlerat e b.... ,edhe kjo eshte puna jote. Qe te shkoi jeta duke i lepire b... Edi Rames edhe kjo prape eshte puna jote . Qe te gjesh veten shpirterisht dhe te kesh simbol te vlerave tua keto ngjyra prape eshte puna jote.. Por mbaje dhe vendose te shpia jote ..Sepse ky institucion shteteror perfaqeson qytetaret e Tiranes , dhe aty vendoset vetem flamuri kombetar dhe jo ngjyrat e by... tende ..", shkruan Noka në rrjetet sociale, duke e shoqëruar edhe me një foto-montazh të Veliajt.
Lidhur me deklaratën e ish deputetit, kanë reaguar organizatat në mbrojtje të komunitetit LGBTI:
“Aleanca LGBT dhe Pro-LGBT dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e komunitetit LGBTI për qëllime dhe përfitime politike nga partitë politike në vend. Midis deklaratave të turpshme dhe përpjekjeve të shtirura publike, duam të sjellim në vëmendje faktin se komuniteti LGBTI+ nuk ndihet i përfaqesuar nga asnjë parti politike në Shqipëri.
Njera palë është qartazi më e trashë dhe më banale në gjuhë e në përmbajtje, pala tjetër është më e interesuar për të mbajtur përsipër një maskë emancipimi, por fakti është që të gjitha palët e politikës shqiptare jo vetëm që nuk e përfaqësojnë një qytetar LGBT sot në Shqipëri por kanë dështuar në mënyrë sistematike për të mbrojtur të gjitha të drejtat e njeriut në Shqipëri. LGBT është populli i papërfaqësuar ashtu si gjithë populli tjetër shqiptar. I papërfaqësuar nga askush. Turp dhe neveri për politikanët e të dyja palëve që historikisht në vend të mendojnë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët zbulojnë nga arsenali i tyre stereotipe banale për tu marrë me njëri-tjetrin teksa në vazhdojmë të mbetemi qytetarë të nëpërkëmbur.” – theksohet në reagimin e Aleancës LGBT.