AKTUALITET, 24 Dhjetor 2018, 22:54

Përplasen dy makina, pesë të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Përplasen dy makina, pesë të plagosur, dy në gjendje të
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Laç, në vendin e quajtur ura e Milotit, ku janë aksidentuar dy automjete.

Sipas raportimeve të para, mësohet se nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur pesë persona. Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa tre të lënduarit e tjerë në spitalin Rajonal të Lezhës.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor. Kushtet e rënduara të motit mund të jenë një nga shkaqet.