AKTUALITET, 24 Dhjetor 2018, 23:21

E tremb Erion Veliaj, Sali Berishën? Përgjigjet ish-kryeministri: Ai...

E tremb Erion Veliaj, Sali Berishën? Përgjigjet ish-kryeministri:
E tremb Erion Veliaj si figurë politike, Sali Berishën? Pyetjes, ish-kryeministri iu përgjigj me akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Pjesë nga intervista në “A Show” në News24

Krasta: Si e ndiqni ju personalisht, si një njeri që njihni politikën e dukshme dhe gjithçka ndodh underground. Ju tremb juve Veliaj?

Berisha: Unë them që nëse ka fals dhe pastaj të gjitha mbrapa në skenën politike është Veliaj, ai tremb çdo qytetar për paturpësinë që bën. Një kryetar bashkie që paraqet veten në Tiranë, në një kohë që atë muaj ka qenë 18 herë jashtë shtetit, t’i thuash i pafytyrë e fyen këtë fjalë. Ai përbën falsitetin më të madh në historinë e këtij vendi.