TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Britania e Madhe ka humbur zyrtarisht vendin e pestë në renditjen e ekonomive më të mëdha të botës, kjo si pasojë e Brexit.
Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm në parlamentin britanik, Sekretar i Thesarit në qeverinë britanike , Philip Hammond, e pranoi se vendi i tyre kishte humbur garën për të qenë në top pesë-shen e ekonomive botërore.
Megjithatë, ai tha se ekonomia e Mbretërisë nuk duhet nënvlerësuar pasi, Londra është kryeqendra financiare globale dhe buxheti i tyre garanton këtë vazhdimësi në ekonomi.
Ai u shpreh më tej se kompanitë e forta që disponojnë në të gjithë botën dhe roli lider në industrinë teknologjike dhe digjitale janë e ardhmja e ekonomisë britanike.
Vendin e Britanisë së Madhe në top 5 e ekonomive globale tani e ka zënë Franca. Ndërsa katër ekonomitë e tjera janë Gjermania, Japonia, Kina dhe SHBA.
TPZ.al