TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Briken Calja e mbylli me 151 kg garimin në stilin e shkëputjes në Lojërat Olimpike të Tokios. Vendi i shtatë për peshëngritësin nga Elbasani, i cili ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.
31-vjeçari çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e Caljes, i cili ia doli të ngrej 190 kg.
Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë.