AKTUALITET, 24 Shtator 2020, 13:48

Breshëri plumbash ndaj policisë në Elbasan, dyshohet për dy të plagosur

Breshëri plumbash ndaj policisë në Elbasan, dyshohet për dy


E rëndë në Elbasan, qëllohet me armë zjarri ndaj policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” të qytetit.

Dyshohet se nga të shtënat janë plagosur dy persona të cilët janë transportuar në spital.

Nuk dihet ende nëse janë policë apo jo.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dëgjuar më shumë se katër të shtëna.

Mësohet se drejt efektivëve është qëlluar nga një automjet ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve në brendësi të mjetit.

Kjo nuk është hera e parë që në Elbasan, grupet kriminale qëllojnë me armë mbi policinë.

Në qershor 2016, një sulm mbi Policinë ndodhi po në Elbasan.