TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 41-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.
Policia njofton se P. V., banues tek Ura Vajgurore u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim pasi përndiqte vazhdimisht bashkëshorten.
Po ashtu, ai ka tentuar të hyjë në banesën e saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.