AKTUALITET, 24 Shtator 2020, 12:14

Presidenti Meta hap garën për zëvendësimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta hap garën për zëvendësimin e anëtarit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpallur procedurën për plotësimin e një tjetër vendi vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo vakancë është krijuar pas përfundimit kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Imeraj dha dorëheqjen më 31 janar 2018. Dekreti i Presidentit të Republikës hyn në fuqi menjëherë, çka nisin procedurat për përzgjedhjen e kandidaturës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.