AKTUALITET, 24 Shtator 2020, 12:38

BE refuzon ta njohë Lukashenkon si president të Bjellorusisë, Borrell: Nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik!

BE refuzon ta njohë Lukashenkon si president të Bjellorusisë,


Bashkimi Evropian refuzon ta njohë Alyaksandr Lukashenkon si president të Bjellorusisë, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“BE-ja nuk i njeh rezultatet e falsifikuara të zgjedhjeve në Bjellorusi. Bazuar në këtë, i ashtuquajturi inaugurim i 23 qershorit dhe mandati i ri, i pretenduar nga Alyaksandr Lukashenko, nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik”, tha përmes një deklarate Borrell.

“Ky ‘inaugurim’ bie ndesh me vullnetin e pjesës më të madhe të popullsisë bjelloruse”, shtoi Borrell.

Zgjedhjet në Bjellorusi janë mbajtur më 9 gusht, por opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se votimet janë manipuluar, në favor të Lukashenkës.

Që atëherë, mijëra bjellorusë, përkundër shtypjeve nga policia, protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkës.

Të mërkurën, në një ceremoni të paparalajmëruar, Lukashenka bëri betimin për mandatin e gjashtë presidencial.

Kjo shkaktoi protesta masive dhe bllokim të rrugëve në Bjellorusi.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe rrahje me shkopinj.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin Lukashenkën si president legjitim të Bjellorusisë./REL