AKTUALITET, 24 Shtator 2020, 10:44

Listat e deputetëve/ Surprizojnë demokratët, heqin Flamur Nokën nga Kukësi, e caktojnë në Qarkun e Tiranës

Listat e deputetëve/ Surprizojnë demokratët, heqin Flamur


Surpriza në listat e Partisë Demokratike. Publikimi i listës së kandidatëve të demokratëve për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.

Burime pranë PD bëjnë të ditur për TPZ.AL se ish-deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish-Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.