LIFESTYLE, 1 Shtator 2019, 11:52

VIDEO/ 'Lum unë që jam i shkurtër', Xhoda vë në siklet aktoren gjatë xhirimit të filmit

VIDEO/ 'Lum unë që jam i shkurtër', Xhoda vë

Xhirimet për filmin "I love Tropoja" nga Ermal Mamaqi, me kastin e aktorëve të njohur e shumë të dashur për publikun, kanë nisur që prej disa ditësh. Kurioziteti dhe padurimi vazhdon të rritet në radhët e publikut, i cili mezi po pret ta shikojë të finalizuar në ekran. Ditën e sotme, Ermali ka publikuar një video që të shkrin së qeshuri, ndërmjet dy personazheve që janë pjesë e filmit, Arjola Demiri dhe Irgen Çela. Videoja në fjalë, është një moment i filmuar në prapaskenat e filmit.
 
View this post on Instagram
 

Back Stage ...@arjolademiri @cela_irgen @ilovetropoja_filmi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Në video dëgjohet zëri i Irgenit teksa thotë "Futu Arjola" ndërkohë që i paraprin asaj që të futet brenda një shtëpie. Dera e shtëpisë ka përmasa të vogla dhe Arjolën nuk e nxë prandaj i duhet të ulet që të hyjë brenda. "Lum si unë që jam i shkurtër", dëgjohet zëri i Irgenit ndërmjet të qeshurave.