LIFESTYLE, 1 Shtator 2019, 11:44

Historia e rrallë e prostitutës shqiptare në Itali/ Si u kap për herë të dytë nga policia me emër tjetër

Historia e rrallë e prostitutës shqiptare në Itali/ Si u kap


Ndodh edhe kështu. Të martohesh, të ndryshosh mbiemrin, për tu kthyer të punosh si prostitutë. Kjo është historia e Zamira Gegës, që ishte dëbuar njëherë nga vendi fqinjë, Italia, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar zanatin më të vjetër në botë.

Por atë nuk e ndali dëbimi i parë. U rikthye sërish në Itali duke rrezikuar dhe u kap sërisht. Bëhet fjalë për një vajzë të re shqiptare, për të cilën shkruajnë sot mediat italiane.

Mbrëmjen e vonë të së premtes (30 gusht), ajo u ndalua në perëndim të Vicenza, nga policia, në kryqëzimin me Via Rossini. Por në muajin maj, ajo ishte dëbuar një herë nga Italia.

Vajza e re, siç shkruajnë mediat, ishte kthyer në vendlindje ku u martua, duke marrë një mbiemër të ri dhe duke ndryshuar pasaportën.

Me mjetin e ri të identifikimit ajo u kthye në Itali, duke nisur përsëri punën si prostitutë në qytetin ku më parë ushtronte aktivitetin, por u njoh nga policia.

Dhe kështu mbrëmë, teksa ushtronin kontrolle në rrugë, policia e pikasi vajzën dhe e shoqëroi në komisariat për kontrolle të mëtejshme.

Krahasimi me bazën e të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e saj dhe kështu u bë arrestimi i saj. Tani Zamirës i duhet një burrë i dytë nëse do të vazhdojë të fitojë para me po të njëjtin zanat.