TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brazili është shumë pranë kalimit të Britanisë së Madhe për sa i përket numrit të vīktimave nga koronavirusi.
Tashmë vendi i Amerikës Latine është vendi i dytë në botë më i prekur nga pandemia, ndërsa në vendin e parë qëndrojnë SHBA-të me më shumë se 1,9 milionë të infektuar dhe 111,394 vīktima.
Të shtunën, edhe 1,005 vdekje të tjera u konfirmuar nga autoritetet e Shëndetit në Brazil, ndërsa numri i vīktimave në total rritet në mbi 35,000.
[caption id="attachment_379008" align="alignnone" width="4127"]
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend regjistroi edhe 30,830 raste të reja me koronavirus brenda ditës ndërsa totali i të infektuarve në vend rritet në 645,771.[/caption]
Virusi si duket e ka pushtuar këtë vend të Amerikës Latine edhe pse presidenti Jair Bolsonaro këmbëngul që të rihapë pjesë të vendit.
Të enjten, Brazili tejkaloi numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga Covid-19 në Itali dhe u bë vendi i tretë me numrin më të lartë të vīktimave në të gjithë botën pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.