AKTUALITET, 6 Qershor 2020, 11:42

Tirana mbetet ende vatra e ‘nxehtë’ e koronavirusit, dhjetë raste të reja gjatë 24 orëve

Tirana mbetet ende vatra e ‘nxehtë’ e koronavirusit,


Tirana mbetet vatra e nxehtë e koronavirusit në vend, ku përditë numërohen raste të shtuara të personave të prekur.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit, ka pasur 20 raste të reja, dhjetë prej tyre në Tiranë. Sipas Ministrisë, rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. Ndërkohë që tre qarqe numërojnë vetëm nga një person të sëmurë, konkretisht Korça, Librazhdi dhe Mallakastra.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 187

Krujë 23

Shkodër 17

Kamëz 14

Durrës 10

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1.