AKTUALITET, 6 Qershor 2020, 11:24

Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: Gjashtë pacientë në terapi intensive, një është i intubuar

Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: Gjashtë


Ndërkohë që rritet numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, në spitalin Infektiv vijojnë shtrimet e reja.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se “Ne spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët gjashtë janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar”.

Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (6 Qershor 2020)

Testime totale 18097

Testime molekulare 16062

Testime serologjike 2035

Raste pozitive 1232

Raste të shëruara 925

Raste Aktive 273

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)