AKTUALITET, 6 Qershor 2020, 13:12

‘Pasha Allahun se do ju vrás’, si qëlloi në bark policin Ronald Kryemadhi, iu shpëtoi nga duart dhe hipi në majë të tarracës

‘Pasha Allahun se do ju vrás’, si qëlloi në bark


Fax Web ka zbardhur dosjen e prokurorisë për Ronald Kryemadhin, i cili pak ditë më parë bëri rezistencë ndaj policisë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Kryemadhi nuk ka qenë në banesë në momentin kur policia ka shkuar në derën e tij, dhe ka qenë duke iu drejtuar banesës me biçikletë.

Në këtë moment Policia ka kërkuar që të shoqërojë atë drejt Gjykatës së Tiranës, por Kryemadhi ka bërë rezistencë duke e qëlluar në bark një prej punonjësve të policisë.

Sipas dosjes, Kryemadhi ka arritur që të largohet nga duart e policëve dhe ka hipur në tarracën e banesës së tij me një ármë në dorë, nga ku më pas ka kanosur dhe punonjësit e Policisë.

Kryemadhi ka bërtitur më pas me zë të lartë ‘pasha Allahun largohuni që këtej do t’ju vrás”. Më pas ai ka zbritur nga banesa dhe i ka drejtuar ármën një tjetër polici nga dera, duke e kërcënuar se do e vriste.

Nisur nga fakti se Kryemadhi ka qenë i ármatosur, policia ka kërkuar ndihmë nga RENEA, që me mbërritjen në banesë, çuditërisht nuk e kanë gjetur ármën të cilin ai mbante në dorë më herët.

Ndërkohë që pas kontrollit në banesë, ata kanë gjetur vetëm një thike me teh nga të dyja anët. Prokuroria e vlerëson të ligjshëm arrestin e Kryemadhit, ndërsa mbi të rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.

Masa e sigurisë për Kryemadhin pritet të komunikohet gjatë ditës së nesërme ne Gjykatë, ndërkohë që familja e tij jeton prej vitesh në zonën e Kamzës, dhe njihen si besimtarë ekstremë, Kryemadhi nuk ka çuar në shkollë asnjë prej fëmijëve të tij, me pretendimin se ato i edukon Allahu.