TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka rënë në motorin e një avioni rus që transportonte 321 pasagjerë nga Phuket, Tajlandë për në Moskë, gjatë ngritjes së tij.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave motori i Boeing 767-306ER me 309 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit shpërtheu në flakë disa sekonda pas ngritjes.
Reagimi i pilotit ka qenë i menjëhershëm dhe ai u detyrua të ulte shpejtësinë dhe të ulet për arsye sigurie.
Pamjet e zjarrit të rënë në Boeing 767-306ER, tregojnë momentet dramatike të përjetuara nga pasagjerët.
#SANCTIONS: Engine blew up on a Russian Azur Air Boeing 767-300ER as it was taking off from Phuket, #Thailand to Moscow, #Russia.
— Igor Sushko (@igorsushko) February 5, 2023
All flights cancelled at the Thai airport from Saturday 4:30pm to Sunday morning. Time for all countries to stop allowing Russian airlines planes. pic.twitter.com/PNMKnvWNIj
Pati raportime për një “shpërthim të fortë” ndërsa avioni u ngrit, ana e djathtë e të cilit shpërtheu fillimisht në flakë.
Pasi zbarkuan pasagjerët, të gjithë shëndoshë e mirë autoritetet tajlandeze i informuan ata se duhej të prisnin një aeroplan të ri për t’i çuar në destinacionin e tyre, ndërsa linja ajrore premtoi të mbulonte të gjitha shpenzimet e tyre gjatë qëndrimit në Phuket.