BOTA, 6 Shkurt 2023, 08:02

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë dhe Sirinë, raportohen mbi 2 mijë viktima

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë dhe Sirinë, raportohen mbi

Dy tërmete të fuqishëm kanë goditur Turqinë dhe Sirinë, duke shktaktuar mijëra viktima. 

Sipas autoriteteve në Turqi, 1500 vetë kanë humbur jetën dhe 5300 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që vijojnë përpjekjet për nxjrrjen e trupave nga rrënojat. 

Ndërsa autoritetet Siriane kanë raportuar 810 të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur.  

Pas tërmetit të orëve të para të mëngjesit me magnitudë 7.8 që shkaktoi dëme kolosale, ka pasur mbi 60 pasgoditje, të cilat duket se po vinin në rënie dhe po normalizonin situatën. Qeveria vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Zona juglindore është lëkundur sërish ashtu si në orët e para të mëngjesit pasi ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 7.77 me epiqendër në qytetin e Kahramanmaraşit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA njoftoi në mëngjes se tërmeti i parë u regjistrua në orën 04:17 me orën lokale dhe ka pasur një thellësi 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.

Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim pasi shumë persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se nga tërmeti janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.