TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleanca e majtë dhe të gjelbrit konkurrentë të fortë
Të dielën votohet për 572 vende në Asamblenë Kombëtare. Në raundin e parë të dielën e kaluar 5 kandidatë i fituan vendet në parlament. Shumicës parlamentare aktualisht i qëndron përballë si rivale e fortë aleanca e majtë ish-kandidatit për president, Jean-Luc Mélenchon që përfshin socialistët dhe Të gjelbrit. Sipas sondazheve, aleanca e majtë arrin 140 deri në 180 vende. Në raundin e parë të dyja kampet kryesore politike kishin gati një numër të njëjtë votash.
Populistët e Rassemblement National të Marine Le Pen për herë të parë që nga viti 1986 mund të krijojnë një grup parlamentar. Për këtë nevojiten 15 deputetë. Një hap i tillë do të thotë edhe më shumë mbështetje financiare dhe më shumë kohë fjalimesh në parlament. Asambleja e re parlamentare zhvillon takimin e parë të martën, bashkë me senatin dhe dy dhomat e parlamentit.
Kryeministrja franceze do ta paraqesë programin e qeverisë më 5 korrik- Në program qëndron një ligj i ri për shëndetësinë, që mundëson kufizimet e Coronës edhe pas shfuqizimit të gjendjes së emergjencës kombëtare në fund të korrikut. Që para pushimeve të verës pritet të hyjë në fuqi një ligj për fuqinë blerëse, që parashikon ndihma të reja për francezët në nevojë për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve./DW