BOTA, 18 Qershor 2022, 21:01

(VIDEO) Kapen 840 kg kokainë në kutitë e bananeve me vlerë 70 mln euro/ Si përfundoi droga nga vendet e Amerikës Latine drejt e në supermarket

(VIDEO) Kapen 840 kg kokainë në kutitë e bananeve me vlerë

Stafi i supermarketeve ka zbuluar kokainë me vlerë rreth 70 milionë euro të fshehur brenda kutive me banane. Punonjësit në dyqanet e Republikës Çeke gjetën pako të mëdha të drogës brenda kutive të frutave – që besohet se ishin dërguar nga Amerika Qendrore.

Aty u gjetën një total prej 840 kg kokainë që thuhet se vlen rreth 70 milionë euro të futura mes kutive të bananeve.

Oficerët po kontrollojnë dyqane të tjera në vend ku u dorëzuan kutitë e bananeve nga e njëjta ngarkesë.  Policia tha se ata po bashkëpunonin për rastin me homologët e tyre nga vende të tjera.

Jakub Frydrych, kreu i njësisë së policisë kundër narkotikëve, i tha Radios Publike çeke se kokaina ka të ngjarë të ketë origjinën në Amerikën Qendrore.

“Punëtorët e supermarketeve gjetën pako kokaine të futura në kutitë e bananeve këtë pasdite”, tha policia në Twitter, ku postoi edhe foto të disa prej pakove të kokainës së sekuestruar, shkruan Daily Mail.

“Informacioni për dërgesën shkon jashtë Republikës Çeke, prandaj ne do të përdorim bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe drejtësisë”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

(VIDEO) Kapen 840 kg kokainë në kutitë e bananeve me vlerë

Në një rast të ngjashëm në vitin 2015, mbi 100 kilogramë kokainë u zbuluan në një supermarket të Pragës.

(VIDEO) Kapen 840 kg kokainë në kutitë e bananeve me vlerë

Në vitin 1999, policia sekuestroi 117 kilogramë kokainë në një magazinë në veri të Pragës, të mbushur me fruta të thata.